Wilder u çon “selam” Joshuas e Ruizit pas nokautit
Deontay Wilder ka ruajtur titullin e tij në peshë të rëndë në WBC me një fitore nokaut ndaj Luis Ortiz.
Amerikani ka shprehur dëshirën që të ketë një duel për unifikimin e titujve, duke i dërguar kështu një mesazh dyshes Anthony Joshua – Andy Ruiz Jr, të cilët po përgatiten për revanshin mes tyre.
“Dua të shkoj për unifikimin e titujve. Dua një kampion. Një fytyrë. Një emër. Ai është emri im, Deontay Wilder. Kategoria jonë është e vogël, kështu që duhet të ketë vetëm një emër” – u shpreh Wilder.