Wilfred Zaha dhuron 10% të pagës mujore për bamirësi
Zaha ishte një fëmijë i varfër andaj duket se pasurinë tani po din ta vlerësoj.
Futbollisti të ardhurat e tij i dërgon për bamirësi në shoqata të ndryshme dhe po ashtu edhe në Afrikë.
Çdo muaj Zaha dhuron 10% të pagës së tij mujore për bamirësi, këtë e konfirmoi vet futbollisti.
“Unë e jap një të dhjetën e pagës time për bamirësi çdo muaj ” i tha ai Fondacionit E&H.
Shumica e këtyre parave shkojnë në jetimoren të cilën e menaxhon motra e tij në Bregun e Fildishtë, në të cilën ofrohet strehim, ushqim, arsimim dhe mjedis familjar për jetimët./Indeksonline/.