75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

Will Smith perjashtohet për 10 vite nga Oscars

Aktori i njohur amerikan, Will Smith, është perjashtuar për 10 vite nga Akademia Oscars, pasi kishte goditur me shuplakë humoristin Chirs Rock, në mes të skenës.

Në një deklaratë, Akademia tha se çmimet Oscar ishin në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që Smith bëri në skenë.

“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë” , sipas Presidentit të Akademisë, David Rubin dhe CEO-s Dawn Hudson.

Në deklaratën e tij të dorëheqjes, Smith tha se kishte “tradhtuar besimin e Akademisë” dhe se ishte “zemërthyer” për veprimet e tij.

Ai shtoi se do të pranonte plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen e tij.

Dorëheqja e tij do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të votojë për nominimet e ardhshme të Oscars.

Shqyrtimi disiplinor i Akademisë mbi incidentin, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith dha dorëheqjen.