75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Will Smith tregon çfarë ka mësuar nga 20 vite martesë (Foto)

Will Smith e festoi 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Jada Pinkett Smith.

Ylli 49 vjeçar vendosi që të ndajë ne llogarinë e tij në “Instagram” një fotografi me gruan e tij nga dita e martësës së tyre. Ai aty kishte listuar disa nga mësimet që ai ka mësuar për dashurinë gjatë viteve.

Image result for will smith and his wife

“20 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort derisa po ecnim drejt altarit. Kam mësuar shumë prej atëherë. Dashuria është si një kopsht. Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), se sa të të kërkojë të jesh ajo çfarë egoja ime kërkon të jesh.
Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat tua, më shumë se sa të të shtyejë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia. Kam mësuar. Dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin, mbretëresha im. Jam i përkushtuar të jem pranë teje” kishte shkruar Will.

Image result for will smith and his wife

Çifti që ka kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 1997, kanë bashkë dy fëmijë, Jaden  dhe Willoë.

Por kjo nuk është e tëra sepse Smith është edhe babai i një djali 25 vjeçar nga një martesë e mëhershme./Indeksonline/