William dhe Catherine marrin vendimin e rëndësishëm

Princi Harry dhe Meghan zgjodhën të transferohen në anën tjetër të botës dy vjet më parë, ndërsa Princi William dhe gruaja e tij Catherine nuk duan asgjë më shumë se të jetojnë edhe më afër mbretëreshës Elizabeth.
Çifti planifikon të shpërngulet këtë verë. William dhe Catherine aktualisht gjinden mes Norfolk dhe Kensington Palace, por tani do të zhvendosen në shtëpitë më afër kështjellës Windsor, transmeton Indeksonline.
Thuhet se dyshja kanë shikuar disa shtëpi në Windsor, duke përfshirë Shtëpinë Mbretërore të Princit Andrew, por ky i fundit nuk ka plane të largohet.
Sipas burimeve nga The Sun , William dhe Catherine kanë vendosur tani në Frogmore House, ku e kalojnë rregullisht fundjavën./Indeksonline/