75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

William, Kate dhe Mbretëresha nisin pushimet në Skoci

Një burim pranë familjes mbretërore ka zbuluar për ‘Vanity Fair’ se Duka dhe Dukesha e Cambridge bashkë me fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, e kanë kaluar javën me Elisabethën në Balmoral, vendi i pushimeve të mbretëreshës në Skoci.

Për të ky pushim familjar ka qenë momenti më i bukur dhe më i lumtur në botë, sepse lidhja me stërnipërit është shumë e fortë.

Nga shëtitjet në fshat, peshkimi, xhirot me biikleta, apo me kuaj, gjithë ditët e qëndrimit në Skoci kanë qenë të mbushura me aktivitete familjare të bukura dhe mbretërore.

Kjo është vera e parë e Elisabeth pa bashkëshortin e saj, dhe familja po mundohet t’ia bëjë sa më të lehtë.