Saliba qëndron në Arsenal, dokumentet s’u kompletuan para se të përfundojë merkatoja

Skuadra e Saint-Etiennes ka konfirmuar se kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për huazimin e mbrojtësit William Saliba.
Por, ky transferim dështoi për shkak se skuadrat nuk arritën të kompletonin dokumentet para përfundimit të merkatos, transmeton Indeksonline.
Për këtë shkak, Saliba do të qëndrojë tek Arsenali këtë sezon. Arteta beson te Saliba, por nuk ishte i sigurt nëse do të kishte minuta për të, prandaj kërkoi ta huazonte.
Mbetet të shihet nëse tashti, Arteta do t’i japë minuta mbrojtësit./Indeksonline/