William Walker: Reçaku sot është simbol i përparimit të Kosovës, jo vetëm i tragjedisë së vitit 1999
Ambasadori dhe miku i Kosovës, William Walker i ftuar special ne Politiko, ka folur me emocione për domethënien e Reçakut.
Walker theksoi se fjala Reçak nuk nënkupton vetëm masakrën e 15 janarit 1999, por edhe gjithçka që është ndërtuar dhe arritur që nga ajo kohë. Sipas tij, Reçaku sot përfaqëson një shenjë të qartë të përparimit, jo vetëm për fshatin Reçak, as për komunën e Shtimes, por për Kosovën në përgjithësi, shkruan Gazeta 10.
“Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës. Nuk mund të shpreh me fjalë sa i impresionuar jam nga ajo që ka ndodhur nga 15 janari 1999 deri më 15 janar 2026, sepse bëhet fjalë për një përparim jashtëzakonisht të madh”, u shpreh Walker.
Ai vlerësoi se kjo rrugë e përparimit e bën Reçakun simbol jo vetëm të dhimbjes së së kaluarës, por edhe të shpresës dhe zhvillimit të Kosovës së sotme.

