75 Mall Live Search
16:34 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Willian pagëzohet në Izrael para se t’i bashkohet Brazilit

Braziliani është në pushime në Izrael dhe ka postuar ngjarjen në llogarinë e tij të në Instagram.

Willian shkroi: “Gëzim në riafirmimin e pagëzimit tim, në një vend që unë e konsideroj tepër të rëndësishëm. Lumin Jordan! “

Willian është një i krishterë i devotshëm dhe pagëzimi është një pjesë e rëndësishme e fesë së krishterë.

Bibla pohon se Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan.

Willian së fundmi është thirrur nga kombëtarja e Brazilit për Kupën e Amerikës, duke zëvendësuar Neymarin e lënduar. /IndeksOnline/