75 Mall Live Search
07:41 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / F.R

Williams vazhdon dëshminë e tij në Hagë

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë.

Ai u paraqit të mërkurën në Gjykatë, i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, dhe dha dëshmi për në kohë goxha të gjatë.

Njësoj si ish-diplomati dhe dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit, James Rubin që deklaroi se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së për të marrë vendime, ashtu dëshmoi edhe Williams.

Ai foli për Marrëveshjen e Rambujesë, derisa shtoi se ai ishte thirrur nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.

Ish-këshilltari dëshmoi edhe për rolin e Jakup Krasniqit në këtë marrëveshje.

Derisa, i njëjti do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë edhe për një ditë e gjysmë.