Wilshere bëhet me punë të re, arrin marrëveshjen me klubin e njohur anglez

Jack Wilshere po tenton të bëjë hapa të mëdha si trajner.
Sipas Fabrizio Romano, anglezi ka arritur marrëveshje me ish-klubin e Premierligës, Luton Town për t’u bërë trajner i ri.
Ai pritet të prezantohet sot si zëvëndësuesi i trajnerit të shkarkuar, Matt Bloomfield.
Luton, do të jetë skuadra e tij e dytë që do ta menaxhojë pasi që sezonin e kaluar, kishte qenë trajner i Norwich Cityt./IndeksOnline/