09:23 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Wilshere i rikthehet rutinës, kaq do të mungojë pas operimit të djeshëm

Mesfushori i West Hamit, Jack Wilshere pritet të mungojë deri në gjashtë muaj pasi ka pasur një operim të vogël në kyçin e këmbës.

26-vjeçari, që iu bashkua West Hamit nga Arsenali në korrik në një marrëveshje 3-vjeçare, është operuar dje në Londër.

Ai ka zhvilluar tri ndeshje me West Hamin, por është larguar nga loja në ndeshjen ndaj Wolves dhe ka munguar në fitoren e së dielës ndaj Evertonit, transmeton IndeksOnline.

”Kemi ardhur në konkludim se Wilshere ka nevojë për një periudhë të shkurtë për të pushuar dhe më pas do ta fillojë rehabilitimin e tij”, tha shefi i stafit mjekësor, Richard Collinge.

Kirurgu ishte i kënaqur me procedurën dhe ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit.

”Jack është i fokusuar dhe i vendosur që të rikthehet në stërvitje dhe të luajë sa më shpejt që është e mundur”, shtoi Collinge./IndeksOnline/