14:34 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Wilson: Ia heq kapelën Grenellit për marrëveshjen, Trumpi do te arrijë sukses në Ballkan

Zëvendëspresidenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe involvimin direkt të emisarit amerikan, Richard Grenell, në dialogun Kosovë-Serbi.

Wilsoni në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se tashmë Trumpi është duke kërkuar sukses në politikën e jashtme dhe thotë se në Ballkanin Perëndimor do të ketë së shpejti sukses, duke iu referuar çështjes së zgjidhjes problemit Kosovë-Serbi.

Sa i përket arritjes së shpejt të dy marrëveshjeve, atë për hapjen e hapësirës ajrore Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes për hekurudhat që pritet të marrë epilog të hënën në Berlin, Wilsoni ka thënë se për këtë punë ia heq kapelën ambasadorit Grenell.

“Fillimisht, ia heq kapelën ambasadorit Grenell pasi ka sjell një marrëveshje të tillë në mënyrë shumë të qetë dhe diplomatike. Unë mendoj se është shumë domethënëse që një marrëveshje e tillë është arritur në një kohë, kur para se gjithash politika ndryshon shumë. Fakti që marrëveshja është arritur është shumë pragmatike dhe i tregon çdo kujt që nëse ka dëshirë ka edhe mundësi. Unë mendoj se përkushtimi i ambasadorit Grenell tregon involvimin direkt të Amerikës”, ka thënë Wilsoni.