75 Mall Live Search
22:19 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Windows 10 më në fund ka arritur të tejkaloj Windows 7

Microsoft përfundoi vitin 2018 si kompania më e vlefshme përveç kësaj ata arritën një sukses tjetër.

Windows 10 është bërë sistemi operativ më i përdorur në botë, duke lënë pas Windows 7, transmeton Indeksonline.

Sistemi operativ Windows 10 tash zotëron 39.22 përqind të tregut, kurse versioni 7-të ka 36.9 përqind.

Windows 10 iu deshën 3 vite e gjysmë që të tejkaloj Windows 7.

Versioni ‘7-të’ ka 10 vite që është lansur por mbetët ndër më të pëlqyerit./Indeksonline/