23:18 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Windows 10-ta e instaluar në 700 milion pajisje

Në Konferencën Build, Microsoft ditën e sotme bëri të ditur se 700 milion pajisje funksionojnë me Windows 10-ën.

Thuajse një vit më parë, ky numër ishte 500 milion. Për më tepër kompania tha gjithashtu se Office 365 ka 135 milion përdorues aktivë nga 120 milion në Tetorin e vitit të kaluar.

Në 2015-ën kur Windows 10-ta debutoi, objektivi i Microsoft ishte 1 miliardë pajisje deri në 2018-ën.

Shumë shpejt u bë e qartë se ky objektiv ishte jo realist. Ndërsa baza e përdoruesve të Windows 10-ës vijon të rritet, me shumë gjasa nuk ka për të arritur 1 miliardë shumë shpejt.

Një sinjal pozitiv për kompaninë është rritja e Office 365. Numri i përdoruesve rritet çdo vit me 30% ndërsa të ardhura shumë më tepër se kaq.