08:41 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Windows 10-ta është instaluar në 700 milion pajisje

Në konferencën Build të vitit të kaluar kompania tha se kishte arritur 500 milion instalime ndërsa gjashtë muaj më pas 600 milion.

Windows 10 është instaluar në 700 milion pajisje sipas deklaratës së disa ekzekutivëve të Microsoft në konferencën Ignite.

Windows 10 është versioni me rritjen më të shpejtë të Windows duke arritur 700 milion instalime në tre vite por kjo shifër është larg objektivit të Microsoft.

Gjigandi i softuerit shpresonte se Windows 10-ta do të instalohej në 1 miliardë pajisje brenda 2-3 viteve të para.

Në konferencën Build të vitit të kaluar kompania tha se kishte arritur 500 milion instalime ndërsa gjashtë muaj më pas 600 milion.

Kjo do të thotë se janë dashur afro një vit për të shtuar edhe 100 milion instalime të tjera.

Windows 10-ta tashmë po përgatitet për lançimin e versionit madhor të Tetorit 2018.

Sipas NetMarketshare Windows 10-ta është instaluar në 43% të pajisjeve krahasuar me 45% të Windows 7-ës.