Wirtz në bisedime për të vazhduar kontratën me Leverkusenin

Florian Wirtz është pa dyshim lojtari më i rëndësishëm i Bayer Leverkusenit.
Ishte raportuar se gjermani, kishte nënshkruar kontratën e re me Bayer Leverkusenin.
Mirëpo ishte vetë klubi i Leverkusenit që konfirmoi për “Sky”-n se ende nuk ka diçka zyrtare rreth kësaj çështjeje.
🚨🔴 Bayer 04 Leverkusen share the following about Florian #Wirtz with Sky:
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) December 16, 2024
„Bayer 04 have had a very trusting and close relationship with Florian Wirtz and his family for years. Contractual matters are discussed exclusively between the Bayer 04 management and the Wirtz family.… pic.twitter.com/4lGXAlJQ1B
“Bayer 04 ka pasur një marrëdhënie shumë të besueshme dhe të ngushtë me Florian Wirtz-in dhe familjen e tij prej vitesh. Çështjet kontraktuale diskutohen ekskluzivisht midis menaxhmentit të Bayer 04 dhe familjes Wirtz. Nëse diçka ndryshon në situatën aktuale kontraktuale, Bayer 04 sigurisht që do ta komunikojë këtë në marrëveshje me familjen Wirtz. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk do të komentojmë më tej për këtë temë.”
Kujtojmë se Wirtz iu kishte bashkuar Leverkusenit nga skuadra e Kolnit në 2020, ku gjatë këtyre vjetëve i kishte sjell titullin e parë Leverkusenit si edhe fitoi Kupën e Gjermanisë./IndeksOnline/