75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / L A

Wirtz stërvitet për herë të parë me Liverpoolin

Florian Wirtz ka nisur stërvitjet e tij të para me Liverpoolin.

Wirtz u pa duke buzëqeshur në qendrën stërvitore AXA të Liverpoolit në Kirkby, hera e parë që ai është parë me shokët e tij të rinj të ekipit.

Tifozët shpresonin ta shihnin gjermanin gjatë ndeshjes miqësore parasezonale të së dielës kundër Preston North End-it.

Por ndryshe nga lojtarët e tjerë të rinj të Liverpoolit si Giorgi Mamardashvili, Jeremie Frimpong, Milos Kerkez dhe Freddie Woodman, por Wirtz nuk u paraqit në fitoren 3-1 për të menaxhuar gjendjen e tij fizike pasi luajti për Gjermaninë në Ligën e Kombeve muajin e kaluar.

Wirtz, pritet që të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e “Community Shield”-it ndaj Crystal Palaces, më 10 gusht./IndeksOnline/