12:42 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Wladimir Klitschko i dërgon video boksierit nga Deçani (Video)

Ish njëri nga boksierët më të mirë në botë, Wladimit Klitschko i ka dërguar një mesazh urues dhe mbështetës boksierit nga Deçanit, Toni Kraft.

Klitschko me një video të shkurtër e uron boksierin Avdimetaj nga Strellci me nofkën “Toni Kraft” për ditëlindje dhe për meçin e radhës.

Kraft do të ketë një sfidë të rëndësishme në karrierë me datë 7 prill të këtij viti në Austri.

Kujtojmë se Toni Kraft është vëlla me boksierin tjetër të talentuar, James Kraft./Indeksonline/