13:24 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Wolf of Wall Street paralajmron për Bitcoin, është një flluskë e garantuar për të shpërthyer

‘Një flluskë pothuajse e garantuar për të shpërthyer’, kështu tha Wolf of Wall Street,  Jordani Belfort duke shtuar se Bitcoin është një ‘mashtrim i madh’ pasi monedha virtuale po qëndron gjithë kohën e lartë dhe një ditë do të bije.

“Nxitësit po promovojnë një mashtrim masiv për të gjithë,” tha Jordan Belfort i cili është një ish-agjent i bursës.

Jordan Belfort, the real-life Wolf of Wall Street

Ai të gjitha këto deklarata i bërë të premten në një prononcim për CNN. Belfort për gjithë ata që nuk e njohin është një ish-agjent i bursës i cili zhvilloi një skemë të manipulimit të stokut prej 100 milion dollarë, skemë kjo që e futi atë në burg, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, bazuar në eksperiencën e Belfort është realizuar edhe filmi më të njëjtin emër, pra “Wolf of Wall Street” kurse Leonardo DiCaprio kishte rolin e Belfort.

Belfort has warned investors against buying the virtual currency Bitcoin, which blasted to another all-time high of almost $18,000 on the Bitstamp exchange on Friday, up nine percent on the day

“Është shumë e rrezikshme për njerëzit që e shikojnë bitcoin si një gjë të mirë, është një flluskë” ka thënë ai.

“Në fazën e ardhshme, do ta shihni me të vërtetë ngritjen në qiell të tij, dhe do të ketë një shtrëngim të shkurtër dhe pastaj do të bie në humnerë, është pothuajse një garanci”, tha Belfort./Indeksonline/