Wolff: Schumacher, gjithnjë në mendjet tona
Toto Wolff thotë se Michael Schumacher ”është gjithnjë në mendjet tona” dhe e ka lavdëruar ikonën e Formula 1 për sukseset e tij historike.
Gjiganti gjerman e ka fituar titullin e pestë radhazi në vitin 2018.
Dhe në një intervistë duke i festuar sukseset e tyre, Wolff e ka lavdëruar shtatë herë kampionin e botës, transmeton IndeksOnline.

”Michael është gjithnjë një dhuratë në jetën time personale dhe në Mercedes”, tha Wolff, duke folur për Bild.
”Për mua, ai është piloti më i mirë i të gjitha kohërave, një personalitet i pabesueshëm”.
”Ne të gjithë në Mercedes ndjejmë mungesën e tij si këshilltar dhe mentor”, tha Wollff në mes të tjerash./IndeksOnline/