Wolt-i zgjerohet në Ferizaj, qytetin e dytë të madh ekonomik të Kosovës: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike amerikano-finlandeze dhe platforma e tregtisë lokale po zgjerohet nga sot në Ferizaj, qytetin e dytë më të zhvilluar në vend për nga biznesi dhe ekonomia.
Ngjyrat ikonike bardhë e blu të Wolt do të bëhen pjesë e përditshmërisë në Ferizaj, duke transformuar mënyrën e shpërndarjes së ushqimit dhe produkteve. Me këtë lansim, Wolt synon të lehtësojë jetën e familjeve, profesionistëve dhe qytetarëve duke ofruar qasje më të shpejtë dhe më të thjeshtë tek shujtat e preferuara, ushqimet bazike dhe produktet e përditshme – direkt me një klikim në platformë.
Ardhja e Wolt në Ferizaj shënon një moment strategjik pas lansimit të suksesshëm më 25 janar në Prishtinë, duke nënvizuar rëndësinë e Ferizajt si një nga qendrat ekonomike me rritjen më të shpejtë në Kosovë. Që nga dita e parë, klientët do të kenë në dispozicion mbi 60 biznese, përfshirë marka ndërkombëtare dhe të dashura lokale si Heb’s, KFC, Spar, Sach Pizza, Burger King, Cantina de Juan, Gjiks & Chicks dhe Plus Market. Shërbimi do të funksionojë me modelin vetëm Wolt Delivery, duke mbuluar një rreze prej 6 km në qytet, me orar nga 08:00 deri në 23:00 çdo ditë.
“Ky lansim në Ferizaj shënon një moment të rëndësishëm për Wolt në Kosovë. Pas pritjes së jashtëzakonshme në Prishtinë, jemi të lumtur të sjellim shërbimet tona në një qytet kaq dinamik dhe me rritje të shpejtë si Ferizaji. Ne besojmë se ky zgjerim do të krijojë më shumë zgjedhje për klientët, mundësi të reja për bizneset dhe të ardhura fleksibile për partnerët tanë shpërndarës,” tha Akis Stamoulis, Drejtor Rajonal i Komunikimit & Politikave Publike për Wolt.
Ngjyrat ikonike të Wolt janë më shumë se një markë – ato mishërojnë një mision për të sjellë gëzim dhe thjeshtësi në jetën e përditshme, duke i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar!
Wolt njihet për platformën e saj të thjeshtë dhe miqësore për përdoruesit, e cila shkon përtej porosive. Ajo fuqizon bizneset lokale, ndërkohë që u ofron shpërndarësve fleksibilitet dhe mundësi fitimi. Me optimizimin e avancuar të shpërndarjes, softuerët për partnerët dhe përfitimet financiare, Wolt po ndërton një ekosistem modern ku qytetet bëhen më të lidhura dhe më të jetueshme.
Në vitin 2022, Wolt bashkoi forcat me DoorDash, liderin amerikan në industrinë e shpërndarjes së ushqimit. Ky bashkim zgjeroi ndikimin global të Wolt, duke i mundësuar asaj të menaxhojë operacione në 30 tregje ndërkombëtare jashtë SHBA-së. Së bashku, të dy kompanitë kombinojnë pikat e tyre të forta për të ofruar vlerë të pakrahasueshme për tregtarët, klientët dhe shpërndarësit.
Strategjia e zgjerimit të Wolt në Kosovë bazohet në bashkëpunimin e ngushtë me bizneset lokale dhe krijimin e mundësive të reja përfitimi për partnerët shpërndarës. Kjo qasje e menduar mirë garanton ndikim afatgjatë pozitiv për ekonominë dhe komunitetin lokal.
Me këtë zgjerim, Wolt forcon më tej praninë e saj në rajon dhe konsolidon statusin si lider në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve – duke sjellë një epokë të re inovacioni, lehtësie dhe lidhjeje për qytetet e Kosovës.