75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / G T

Woltemade po tregon pse vlejti 75 milionë euro, shënoi golin e javës në Premier League

Skuadra e Newcastle Unitedit pësoi humbje ndaj Brightonit me shfirat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Nick Woltemade, shkruan Indeksonline

Sulmuesi gjerman shënoi një gol me stil për t’i barazuar shifrat në 1:1, por skuadra e tij pësoi humbje në fund.

23-vjeçari që u transferua në Newcastle United nga Stuttgarti për 75 milionë euro, në pesë ndeshje në Premier League ka shënuar katër gola./Indeksonline/