Wolves apo Fulham, Broja po largohet nga Chelsea në ditën e fundit të transferimeve

Skuadra e Chelseat ka vendosur për largimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja në ditën e fundit të merkatos së dimrit.
Gazetari i njohur, David Ornstein raporton se Blutë e Londrës e kanë lejuar tashmë lojtarin shqiptar të largohet, shkruan Indeksonline
Por, duket se Chelsea po pret një ofertë më të mirë në drejtim të lojtarit shqiptar.
Momentalisht janë dy skuadra të interesuara, përfshi Wolves dhe Fulhamin, kjo e fundit shihet si favoriti për të firmosur me sulmuesin 22-vjeçar.
Kujtojmë që Armando Broja ka zhvilluar 19 paraqitje me Chelsean këtë sezon në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/