75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Wolves arrin fitore të madhe ndaj Torinos në Itali, një hap larg historisë

Wolverhampton ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për kualifikim në Evropa Ligë ndaj Torinos.

Mysafirët fituan 2:3 duke e bërë shumë më të lehtë ndeshjen e dytë e cila zhvillohet në Angli, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bremer në minutën e 43-të, i cili realizoi në portën e vet duke i dhënë epërsinë Wolvesit.

Pjesa e dytë dhuroi spektakël. Jota shënoi për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 59-të, para se De Silvestri ta ngushtonte avantazhin e anglezëve dy minuta më pas.

Jimenez e riktheu epërsinë e dyfishtë në minutën e 72-të, ndërsa krejt në fund Belotti shënoi nga penaltia në minutën e 89-të për Torinon për t’i mbajtur gjallë shpresat e italianëve për një kualifikim të mundshëm.

Nëse e arrin kualifikimin, Wolves do ta shkruajë historinë, pasi që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesëmarrës në garat evropiane./Indeksonline/