Wolves dhuron leksione ndaj United, e eliminon nga FA Cup
Befasoi PSG-në në “Parkun e Princave”, duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve, por Manchester United zhgënjeu totalisht në fazën çerekfinale të FA Cup.
“Djajtë e kuq” u përballën me Wolvesin në transfertë, ku edhe u mposhtën me rezultatin 2-0, duke i dhënë lamtumirën para kohe këtij kompeticioni.
Jimenez dhe Jota shënuan për vendasit në minutat 70’ dhe 76’, ndërsa United u zgjua shumë vonë, pasi shënoi golin e vetëm me Rashford, në sekondat e fundit të sfidës.
Pas kësaj mbrëmjeje, “Djajve të Kuq” nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përqendrohen te gara për një vend në katërshen e parë të renditjes në Premier League, por edhe synimi për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/