75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Wolves fut në krizë Chelsea-n, e ndëshkon në frymën e fundit me një super gol

Wolves-Chelsea, ndeshja që ka hapur javën e 13-të të Premier League është mbyllur 2-1 për vendasit.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Blutë pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Evertonit tri ditë më parë.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë. Giroud ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 49-të, ndërsa Podence ka barazuar në të 66-ën me një gol të bukur.

Kur mendohej se takimi do të mbyllje barazim, ka ardhur goli i Neto-s që i ka dhuruar tri pikët vendasve.

Chelsea mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Wolves është ngjitur në të 9-in me 20 pikë.