Wolves tenton për sulmuesin “kuqezi”, Chelsea refuzon ofertën

Skuadra e Wolves nga Premier League ka bërë një tentim për huazim të sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.
Siç raporton gazetari Italian, Fabrizio Romano, Blutë e Londrës kanë refuzuar ofertën e parë nga ekipi i Wolves, shkruan Indeksonline
“Ujqit” kërkuan Brojën në formë huazimi, por Chelsea nuk e pranoi ofertën pasi dëshirojnë shitjen e tij të plotë.
Përveç Wolves, edhe skuadrat tjera përfshi këtu dyshen londineze, Fulham dhe West Ham kanë shprehu interesimin për sulmuesin 22-vjeçar.
Broja gjatë këtij sezoni me Chelsean ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje në të gjitha garat./Indeksonline/