09:39 / E Martë, 16 Gusht 2022 / C E

Wolves transferon një tjetër portugez

Wolves ka arritur akordin me portugezin e radhës dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Sporting, Matheus Nunes.

23-vjeçari ka nisur sezonin e ri në Portugali me 1 gol dhe 1 asist në dy ndeshjet e para sezonale, por tani do të ndryshojë “kurs”.

Portugezi do të zbarkojë sot në “ishull”, me Wolves që do të derdhë në arkat e Sporting-ut 50 milionë euro (plus bonuse), ndërsa Nunes do të firmosë për pesë vite me “ujqërit”.

Drejtuesit e Wolves njihen për simpatinë ndaj lojtarëve portugez dhe tradita vazhdon, ndërsa Matheus do të bëhet lojtari i 10-të portugez, pa harruar edhe trajnerin Bruno Lage.