75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

“Wonder” në vendin e parë të Billboard

Shawn Mendezi është renditur në krye të klasifikimeve të “Billboardit”, duke rrëzuar nga froni Taylor Swiftin dhe Ariana Granden. Albumi i tij “Wonder” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u vlerësuar si ndër 200 albumet më të mira përgjatë këtij vitit.

Kënga “Wonder”, e cila ka të njëjtin emër si albumi, është vendosur në krye të toplistës si ndër 100 këngët më të mira dhe të realizuara më bukur në Shtetet e Bashkuara në Amerikë. Ai është i shoqëruar edhe me një dokumentar të Netflix-it, “In Wonder” me regji të Grant Singerit dhe i cili sjell pamje nga prapaskenat e koncerteve të Mendesit dhe intervista personale të këngëtarit.

Ndërsa hiti “Monster” të cilin Mendesi e solli në bashkëpunim me këngëtarin kanadez, Justin Bieber, renditet në vendin e 8 të kësaj topliste. Në vendin e dytë të “Billboard 2020” renditet ylli i muzikës latine, Bad Bunny, me albumin e tij të fundit “El Ultimo Tour del Mundo” .

Në vendin e tretë pozicionohet këngëtarja, Ariana Grande, me albumin e ri “Positions” i cili arriti të shitet afërsisht 55 mijë kopje. “All i Want for Christmas Is You “ e Mariah Carry ndodhet në vend të katërt si një ndër këngët më të shkarkuara gjatë këtij muaji.