Worldometer: Më shumë se 118 milionë njerëz në botë janë të infektuar me Covid-19

Sipas faqes në internet të Worldometerit, më shumë se 118 milionë njerëz janë të infektuar në botë, transmeton IndeksOnline.
Vetëm dje, numri i rasteve në botë u rrit me pak më shumë se 254.000 dhe më të infektuarit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, 27.268. Numri i rasteve të reja ndiqet nga Franca me 23.302 raste, Italia me gati 20.000, India me 16.846 dhe Turqia me 13.755.
Më të infektuarit në botë janë në Shtetet e Bashkuara, gati 30 milionë, ndjekur nga India dhe Brazili me më shumë se 11 milionë të infektuar me Covidin-19.
Rusia është në vendin e katërt në botë dhe e para në Evropë me 4.3 milionë të infektuar, e ndjekur nga Britania e Madhe me 4.2 milionë njerëz, pastaj Franca me 3.9 milionë, Spanja dhe Italia në të cilat më shumë se 3.1 milionë u sëmurën.