Wow, çfarë po ndodhë te Barcelona, fshihen të gjitha gjurmët e Joao Cancelos!
Ajo çfarë po i ndodhë Barcelonës, është e pabesueshme. Njoftimi për nënshkrimin e Joao Cancelos është fshirë nga të gjitha llogaritë, bashkë me të gjitha njoftimet e tjera publike.
Shkak për këtë është bërë një marrëveshje financiare mes Al Hilal dhe skuadrës katalonase.
Al Hilal i ka kërkuar Barcelonës pagesën e 60% të pagesës për lojtarin, shumë për të cilën Barcelona nuk është pajtuar.
Nëse nuk gjindet një kompromis, transferimi pritet të dështojë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme për fatin e mbrojtësit portugez./Indeksonline/

