75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / L A

Xabi Alonso: E mora punën te Real Madridi falë Florian Wirtz-it

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Spanjolli, do të përballet ndaj ish-skuadrës së tij Liverpoolit, por këtë herë si trajner.

Alonso, u pyet rreth ardhjes së tij te Reali dhe spanjolli kishte një lojtar në veçanti, të cilin tha se falë tij mori postin e trajnerit të Realit.

“Ardhja te Liverpooli është një ndryshim i madh për të dhe i duhet kohë për t’u përshtatur. Ai është një lojtar i veçantë, ka cilësi, karakter dhe është shumë konkurrues. Ndoshta ai është arsyeja pse mora punën te Reali dhe i jam shumë mirënjohës”, shprehet Alonso.

Ndeshja Liverpool-Real Madrid, do të zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/