Xabi Alonso: Granit Xhaka i ndihmon shumë Florian Wirtzit

Trajneri spanjoll i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, në konferencë për media para ndeshjes derbi në Champions League ndaj Bayern Munchenit, foli rreth mbështetjes që lojtarët i japin Florian Wirtzit.
Alonso tha se mesfushori Granit Xhaka është një prej atyre që i jep përkrahje të jashtëzakonshme lojtarit gjerman, shkruan Indeksonline
“Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë Florian Wirtzit. Ta mësojmë atë se si të zhvillohet mendërisht dhe si lojtar. Mbështetjë të madhe merr nga Granit Xhaka dhe kjo është e madhe. Ne duhet ta ndihmojmë atë të përmirësohet. E njëjta gjë vlen edhe te Jamal Musiala, por këtu jemi të flasim vetëm për lojtarët tanë”, u shpreh Xabi Alonso
Sonte në “Allianz Arena”, Bayer Leverkuseni luan ndaj Bayern Munchenit, ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/