75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / G T

Xabi Alonso i bie pishman: Gabova që startova me tre sulmues!

Skuadra e Real Madridit u eliminua nga Kupa e Botës për Klube, pasi u mposht 4:0 ndaj Paris Saint-Germain.

Xabi Alonso pas ndeshjes tregoi se ishte fajtori kryesor për këtë disfatë, shkruan Indeksonline

Ai startoi ndeshjen me tre sulmues: Vini Jr, Garcia dhe Kylian Mbappe.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse Xabi Alonso tha se gaboi.

“A bëra gabim që startova me tre sulmues? Pa dyshim që po…”, u shpreh Xabi Alonso.

Ai po ashtu tha se ky nuk është fillimi i tij, por mbarimi i një sezoni aktual.

“Nuk është sezoni i ri, kjo ishte mbyllja e sezonit…”.

/Indeksonline/