75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Xabi Alonso i buzëqeshur, vazhdon rekordin pa humbje në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.

Ekipi i Xabi Alonsos qysh në minutën e 37’të shënoi për 1:0 me anë të Tella, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë sezon, Florian Ëirtz shënoi për 2:0 dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij.

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni vazhdojnë rekordin pa humbje në Bundesliga dhe në të gjitha garat.

Tani skuadra e Leverkusen i prinë tabelës me 67 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich./Indeksonline/