Xabi Alonso: Mbappe është më mirë, mund të rikthehet në ndeshjen e fundit të grupit

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi francez Kylian Mbappé po përmirësohet pas një sëmundjeje, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Botës për Klube kundër Pachuca-s të.
Sidoqoftë, ai mund të rikthehet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Red Bull Salzburg.
Mbappé mungoi në stërvitje të martën për shkak të etheve dhe nuk ishte pjesë e ndeshjes së Real Madridit kundër Al-Hilal, e cila përfundoi 1-1 të mërkurën në Miami.

26-vjeçari u shtrua në spital me një “rast akut të gastroenteritit”, siç e përshkroi klubi, por u lirua të enjten dhe është kthyer në kompleksin stërvitor të skuadrës në Palm Beach.
Ai nuk ka udhëtuar me ekipin për përballjen ndaj Pachuca-s, por ka gjasa të paraqitet për herë të parë në këtë turne të premten, kur Real Madridi përballet me Salzburgun.
“Është më mirë,” tha Alonso, i cili mori drejtimin e skuadrës në maj pas largimit të Carlo Ancelottit. “Kanë kaluar dy ditë që nga kthimi i tij nga spitali. Po rikuperohet dhe dita-ditës po bëhemi gjithnjë e më optimistë për ndeshjen e ardhshme.”