75 Mall Live Search
20:07 / E Diele, 03 Mars 2024 / G T

Xabi Alonso me “këmbë në tokë”: Kanë mbetur edhe 10 ndeshje, është herët

Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Kolnit në ndeshjen e javës së 24-të në Bundesliga.

Trajneri Xabi Alonso pas ndeshjes tregoi se asgjë s’ka përfunduar pasi skuadra e tij shkoi plus 10 pikë para vendit të dytë, Bayern Munich, shkruan Indeksonline

“Nuk do të thotë asgjë për momentin. Ne e dim tabelën, kemi bërë punë të shkëlqyer. Por kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund, si për ne ashtu edhe për klubet tjera. Duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Xabi Alonso

Kujtojmë që Leverkuseni ka grumbulluar 64 pikë në 24 ndeshje dhe gjendet në pozitën e parë. Skuadra ku luan Granit Xhaka është ende pa humbje këtë sezon në Bundesliga dhe në të gjitha garat./Indeksonline/