75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / L A

Xabi Alonso mund të bëhet trajner i Realit në rast se Ancelotti nuk fiton ndonjë trofe

Emri i Xabi Alonsos është i lidhur fuqishëm me stolin e Real Madridit.

Spanjolli, arriti të thyente dominancën e Bayern Munichut në Gjermani, duke fituar titullin dhe Kupën sezonin e kaluar.

Sipas “Relevo”, Alonso thuhet se ka një marrëveshje me drejtorin e skuadrës gjermane, Fernando Carro i cili mund të largohet në rast se ka interesim nga Reali si dhe në rast të dështimit të tyre këtë sezon.

Për Alonson do të ishte një rikthim ëndrrash, pasi që më parë ka qenë edhe lojtar i Realit në periudhën 2009-2014./IndeksOnline/