75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / L A

Xabi Alonso për largimin nga Leverkuseni: Është ende herët për të folur për këtë gjë

Xabi Alonso po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim nga Bayer Leverkuseni.

Dhe spanjolli flitet që do të rikthehet te ish-skuadra e tij, Real Madridi për të zëvëndësuar Ancelottin si trajner.

Mirëpo është vet spanjolli i cili thotë se është ende heret për të folur për të ardhmen e tij.

“Nuk ndjej asnjë presion për të vendosur të ardhmen time. Situata është e qartë. Ka një moment për gjithçka dhe është ende herët për të folur për këtë. Kështu që duhet të presim”, u shpreh Alonso.

Mirëpo Bayer Leverkuseni po kërkon një zgjidhje të shpejtë të kësaj situate dhe Alonso po ashtu ka një përgjigje për këtë.

“E kuptoj që Bayer dëshiron një zgjidhje të shpejtë. Kur ka diçka për të vendosur, sigurisht që jemi shumë të drejtpërdrejtë. Ishte dhe është shumë e rëndësishme për mua që ne kemi këtë besim kur punojmë së bashku dhe kështu mbetet”, shtoi spanjolli.

Alonso, kujtojmë se ju bashkua skuadrës në tetor të vitit 2022, ku gjatë tërë kësaj periudhe ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën./IndeksOnline/