Xabi Alonso shkëlqen si trajner, e fiton ligën me bilanc të jashtëzakonshëm
Xabi Alonso po e dëshmon veten si trajner në sezonin debutues. Ish-mesfushori spanjoll e ka drejtuar skuadrën e akademisë së Realit, Infantil A me të cilin ka patur debutim fantastik.
Alonso është kurorëzuar si kampion i ligës me një bilanc prej 22 fitoresh e një barazimi. Real Madrid janë ndarë tejet të kënaqur me ish yllin e tyre dhe janë të interesuar ta promovojnë më lart.
Nuk përjashtohet mundësia që Alonso të jetë trajner i Real Madrid Castillas.
Skuadra mbretërore është shumë e kënaqur edhe me raportin që ka krijuar në skuadër pasi që thuhet se talentët e Realit aq shumë e çmojnë atë, sa që ka krijuar një skuadër sikur të ishte një familje./Indeksonline/