75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Xabi Alonso tregoi klasin e tij mbrëmë, vrapoi më shumë se lojtarët e tij gjatë stërvitjeve

Skuadra e Bayer Leverkusenit sonte zhvillon ndeshjen finale në UEFA Europa League ndaj Atalantas.

Klubi gjerman mbrëmë mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, shkruan Indeksonline

Kamerat fokusuan nonstop trajnerin spanjoll, Xabi Alonso – i cili vraponte në fushë më shumë se lojtarët e tij.

Alonso ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në stolin e klubit gjerman, duke e mbyllur sezonin në Bundesliga pa asnjë humbje.

Përveç finales së sotshme, Leverkuseni do të luajë edhe ndeshjen e fundit në DFB Pokal gjatë këtij vikendi./Indeksonline/