Xabi Alonso: Vini Jr kishte problem me stomakun shkaku i fushës

Skuadra e Real Madridit ka barazuar 1:1 ndaj Al Hilalit, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Trajneri klubit spanjoll, Xabi Alonso debutoi me barazim por u pa një ndeshje pozitive, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes Alonso tregoi se si lojtarët e tij e vuajtën shumë gjendjen e fushës dhe të nxehtësisë.
“Vinicius Jr kishte dhimbje barku për shkak të nxehtësisë dhe për shkak të fushës”, u shpreh Xabi Alonso
Ndeshjen e ardhshme, skuadra nga La Liga e zhvillon ndaj Pachucas./Indeksonline/