75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Xavi: Barcelona nuk do të ketë presion kundër Unitedit

Neser zhvillohet një nga ndeshjet më interesante e 1/16 të Europa League.

Barcelona do të jetë nikoqire e skuadrës angleze Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Në konfernecë për media, trajneri i blaugranëve, Xavi Hernandez, ka thënë se do të jetë një ndeshje tepër e rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por në Europë ka akoma më shumë rëndësi. Ne vijmë pas një periudhe ku nuk kemi patur suksese dhe objektivi ynë është që të bëjmë paraqitje sa më të mira. Manchester United është një kundërshtar që do na imponojë një ndeshje intensive. Do të jetë një ndeshje e ngarkuar në aspektin fizik.”, tha tekniku spanjoll.

Ai theksoi se futbollistët e tij pavarësisht kundërshtaqrit, nuk do të kenë më tepër presion se ndeshjet e tjera.

”Për ne nuk ka aspak presion më tepër se në ndeshjet e tjera, pasi ne jemi Barça. Çdo ndeshje është një sfidë më vete, pavarësisht kush është kundërshtari. Po punojmë shumë që të shkojmë sa më lart në çdo kompeticion. Në çdo ndeshje do kemi angazhim maksimal, si ndaj United edhe ndaj Cadiz që luajmë në fundjav.”, shtoi Xavi.

Legjenda e Barcelonës pati edhe lavdata për trajnerin e Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, duke thënë se e ndryshoi fytyrën e skuadrës.

“Ten Hag ka ndryshuar fytyrën e United, dhe e di se situata nuk ka qenë e lehtë për të. Ai është duke bërë një punë të shkëlqyer. Ai është një pikë referimi për trajnerët sulmues.

Niveli i dy skuadrave është shumë i lartë. Parashikimi im? Do të jetë një rezultat i ngushtë. Ne duam të tregojmë se jemi të përgatitur për të garuar në Europë“, përfundoi Xavi./IndeksOnline/