Xavi: Barcelona nuk e meritoi fitoren ndaj Sociedadit

Barcelona mbrëmë ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, pasi mposhti në udhëtim Real Sociedadin, me rezultat minimal 1-0.
Goli i fitores u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes, ku Ronald Araujo u bë hero, duke e quar topin në rrjetë në minutën 90+2, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar fitoren.
“Tani ndiej pikërisht të kundërtën e javës së kaluar. Njerëzit shikojnë vetëm rezultatet, por jo ne. Ne luajtëm shumë mirë javën e kaluar, por jo sot. Sot duhet të jemi autokritikë. Ne nuk luajtëm mirë. El Clasico ndikoi negativisht. Ishte sikur ne kishim ende një hangover nga ajo lojë”, tha Xavi.
20 minutat e para janë të papranueshme, nuk i prisja. Sociedadi ka një mesfushë shumë të fortë. Ata janë një skuadër e madhe. Kjo fitore ka vlerë të madhe, por nuk u arrit ashtu siç duam”, vazhdoi ai.
Ndeshja e sotme është një shembull i asaj që ne nuk duhet të bëjmë. Sidomos në pjesën e parë. Pa argument, kjo nuk mund të ndodhë. Por të fitosh kur nuk luan mirë është një shenjë e një mentaliteti kampion,”, deklaroi Xavi pas ndeshjes./IndeksOnline/