Xavi deklarohet pas barazimit të sotëm, thotë se duhet të përmirësohen ende

Barcelona u ndal me barazim nga Rayo Vallecano në xhiron e 14-t në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Campo de Futbol de Vallecas” përfundoi me rezultatin 1:1.
Lexo Edhe:
Me këtë rezultat, presioni mbi Xavi Hernandez dhe lojtarët e tij nuk ka gjasa të ulet.
Pas ndeshjes, trajneri i “Blaugranëve” deklaroi: “Kemi luajtur dy pjesë të ndryshme. Në të parën dominuam por nuk ishim agresivë, në të dytën iu afruam asaj që donim, duke gjeneruar dhe duke mundur të shënonim më shumë. Duhet të jemi vetëkritikë dhe të përmirësohemi”.
“Ne edhe një herë dhuruam një gol të panevojshëm nga ana jonë, por mendoj se Inaki Pena bëri një lojë shumë solide. Frenkie de Jong ishte gjithashtu shumë i mirë, duke luajtur 90 minutat”, shtoi Xavi.
Barcelona do të shpresojë t’i rikthehet fitoreve të martën, kur do të presë Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve.