Xavi drejt rikthimit si trajner, mund të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Ish-mesfushori legjendar, Xavi Hernandez, po përgatitet për rikthimin e tij si trajner.
Pas një pauze njëvjeçare, Xavi është i gatshëm për të dëshmuar përsëri veten si një trajner elitar.
Zërat e lidhnin atë me stolin e Manchester Unitedit, në rast të shkarkimit të Ruben Amorimit.
Mirëpo tashmë spanjolli mund të rikthehet në Lindjen e Mesme, ku shihet si një pretendent konkret për të zëvëndësuar Laurent Blanc te Al-Ittihad.
Xavi, kishte qenë së fundi te Barcelona, ku mori detyrën në vitin 2021 pas shkarkimit të Koeman-it.
Ai kishte arritur të fitonte La Ligan në vitin 2023 si dhe ishte ai që promovoi Lamine Yamalin në skuadrën e parë./IndeksOnline/