Xavi flet para ndeshjes së Superkupës, dëshiron fitore ndaj Realit

Nesër do të luhet ndeshja finale e Superkupës së Spanjës.
Në Rijad të Arabisë Saudite do të zhvillohet derbi më i madh i futbollit botëror, “El Clasico”, mes Real Madridit dhe Barcelonës, shkruan IndeksOnline.
“Unë e shoh Real Madridin si gjithmonë. Shumë i fortë në kundërpërgjigje, me një mesfushë shumë të fortë. Ata janë kampionët aktualë të Ligës dhe Evropës. Në finale ata kanë një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues dhe ne duhet ta përballojmë atë. Jemi shumë të motivuar dhe jam shumë i emocionuar. Për ne do të thoshte shumë, por Real Madridin e shoh shumë të fortë”.
“Ne jemi Barça dhe do të shkojmë për të fituar. Për mua klubi është gjëja më e rëndësishme dhe Barça është ajo që duhet të fitojë tituj. Pavarësisht nëse fitojmë apo humbin, ne do të vazhdojmë”, tha Xavi./IndeksOnline/