10:32 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Xavi flet për mundësin e transferimit të Ansu Fati te Real Madrid

Skuadra e Barcelonës kohëve të fundit po përballet me një krizë financiare.

Për të përmirësuar gjendjen ekonomike të klubit, ”katalanasit” po mundohen të ulin shpenzimet, duke bërë kontrata të reja me paga më të ulëta për futbollistët, dhe shitjen e tyre, shkruan IndeksOnline.

Një prej emrave të cilët është përmendur për një largim të mundshëm nga Barcelona, është sulmuesi Ansu Fati.

Ai ditët e fundit është lidhur me një transferim te skuadra e Real Madridit.

Rreth kësaj në prag të ndeshjes me Cadizin, ka folur edhe trajneri i Barcecelonës, Xavi Hernandez.

Tekniku spanjoll këto lajme i ka cilësuar si shaka.

“”Kjo është një shaka, apo jo? Unë tashmë isha shumë i hapur. Janë krijuar debate që nuk kanë asnjë kuptim. Është shumë e rëndësishme për ne dhe do të vazhdojë të jetë. Është trashëgimia e klubit.”, ka thënë Xavi gjatë konferencës për media./IndeksOnline/