75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Xavi flet për transferimin e Zubimendin te Barcelona

Një nga objektivat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm është transferimi i Martin Zubimendi nga Real Sociedad.

Mesfushori spanjoll shihet si zëvendësues i Sergio Busquets, i cili ka njoftuar largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Rreth transferimit të Zubimendit ka folur edhe trajneri i klubit katalanas, Xavi Hernandez, duke e konsideruar si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe do ta dëshironte ta kishte në skuadër.

“Unë e konsideroj Zubimendin si një futbollist të jashtëzakonshëm, top-lojtar, ai e kupton shumë mirë lojën, dominon me dhe pa top.

Zubimendi luan një lloj futbolli që na pëlqen këtu te Barça, është stili ynë”., ka thënë Xavi./IndeksOnline/